Një vajzë pas një konflikti në familje ka goditur të atin me thikë. I moshuari ndodhet në spital. Vajza është arrestuar. Vijojnë hetimet për shkaqet e konfliktit.
“Policia arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.