Qyteti i Napoli në Itali ka qenë në shënjestër të tërmeteve gjatë fundit të muajt prill dhe ditëve të para të majit, ku në total janë regjistruar 3 tërmete.
Pavarësisht magnitudës jo shumë të lartë, 2.7, 3.1 dhe 2.9., dëmet në qytet nuk kanë qenë për tu shpërfillur ndërsa një pjesë e popullsisë ka kaluar dhe kriza të forta paniku.
Një objekt i cili është dëmtuar nga lëkundjet e tokës është dhe ‘Stadio Maradona’, një ndër simbolet e qytetit, ku në rastet kur Napoli luan në shtëpi, mirëpret mesatarisht 50 mijë tifozë.
Sipas mediave italiane në kolonat si dhe shkallët e stadiumit janë vënë re plasaritje pas tërmeteve.
Dëme të cilat mund të rezultojnë të rrezikshme pasi qyteti i Napolit njihet si një zonë sizmike dhe tërmetet janë gjithnjë të pritshme, ndërsa për momentin nuk ka ende asnjë raport nga autoritetet nëse stadiumi është i sigurt ose jo.
Një situatë e cila ka krijuar jo pak kritika jo vetëm në Napoli por në të gjithë Italinë, ku në lojë qëndron presidenti i klubit Aurelio De Laurentis. Ky i fundit ka hedhur kandidaturën që stadiumi i Napolit të mirëpresë Kampionatin Evropian 2032.
Dhe me kryebashkiakun e qytetit, institucion i cili zotëron dhe të drejtën e stadiumit, që ende nuk ka dhënë asnjë reagim nëse ‘Maradona’ do t’i nënshtrohet një rikonstruimi ose jo.