Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç, dy gra ukrainase të cilat u gjetën të vdekura mesditën e sotme në Tiranë, pranë zonës së ‘Selvisë’.
Shkak i vdekjes së tyre mendohet se ishte mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresionuese.
Ndërkohë më parë u raportua se dy gratë dy ditë më parë ishin pjesë e një konflikti, me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax.
Farmacistia ka refuzuar t’i japë ilaçet pa recetën nga mjeku, gjë që ka nervozuar dy gratë nga ukraina të cilat e kanë kafshuar në krah.
Menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.
Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.
2 ukrainaset gjenden të vdekura, kishin dhunuar farmacisten 2 ditë më parë