-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti për Fredi Belerin, reagon OMONIA: U manipulua!

Kryesoret

OMONIA Himarë ka reaguar në lidhje me caktimin e gjyqtares që do të shqyrtojë ankimimin e Fredi Belerit në Apelin e GJKKO.

Në reagimin publik thuhet se se shorti është i manipuluar dhe ka për qëllim “vijimin  e gjykimit farse kundër Kryetarit te Zgjedhur te Bashkisë Himare Dhionisios Alfred Beleri.”

Daniela Shirka, thuhet në reagim, duhet t’i shmanget këtij gjykimi me përfundim të paralajmëruar dhe të japë dorëheqjen.

Reagimi:

OMONIA Himare denon me force manipulimin e shortit te hedhur ne Gjykaten e Apelit per  Korrupsionin  dhe Krimin e Organizuar me qellim vijimin  e gjykimit farse kunder Kryetarit te Zgjedhur te Bashkise Himare Dhionisios Alfred Beleri .

Perzgjedhja e Daniela Shirka si kryesuese e trupes  qe do te gjykoje ne shkallen e dyte ceshtjen penale te sajuar dhe manipuluar ne dem te Kryetarit te Bashkise Himare te zgjedhur me vote te lire , z.Beleri eshte nje minim qe po i behet  standarteve dhe parimeve themelore te gjykimit penal dhe demokracise .

Gjyqtarja Daniela Shirka nuk eshte vecse nje nga te shumtet lakej te pushtetit. Qe japin cdo dite sherbimet e veta per rregjimin autokratik te instaluar ne sherbim te Kryeministrit Rama. Ndihma e saj ne vjedhjen e mandatit te z.Beleri eshte nje akt i rende dhe me pasoja te medha per drejtesine dhe zhvillimet demokratike ne vend.

Shoqata OMONIA Himare , fton gjyqtaren ne fjale qe nese  ka ndopak dinjitet ,  ti shmanget ketij gjykimi me perfundim te paralajmeruar dhe te jape doreheqjen.

Gjykimi qesharak i zhvilluar ne Shkallen e Pare ndaj z. Beleri , pa prova dhe me fakte te manipuluara e mashtrime do te zhbehet shume shpejt !

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit