-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje të rinjve: Të martën ejani protestoni para Bashkisë së hajdutëve

Kryesoret

Në fjalën e tij mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha vuri theksin tek të rinjtë e vendit. Berisha vuri në dukje probleme si papunësia dhe largimi i të rinjve nga vendi, ku sipas tij shkaku kryesor është korrupsionet dhe vjedhjet e mëdha që ndodhin në qeveri.

Ish-kryeministri bëri thirrje për të rinjtë që t’i bashkohen në protestë të martën para bashkisë së Tiranës.

“Së pari me varfërimin e vazhdueshëm të familjeve të tyre. Me mbylljen e dyerve të universiteteve për ta. Me tarifat e papërballueshme në universitete.

Me mungesën e mundësive të punësimit dhe të krijimit të familjeve në vendin e tyre. Kjo politikë ka në epiqendër vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e financave dhe pasurive publike nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat e tyre.

Beteja jonë është betejë për të ardhmen e çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare. Është betejë për dinjitetin ne çdo të riu dhe të reje shqiptare. Beteja jonë kundër njeriut që ka zhdukur me Edi Ramën, 135 milionë euro me djegësin e Tiranës, është betejë për të çliruar të ardhmen e tyre.

Beteja kundër njeriut që ka vendosur modelin e vjedhjes 100 përqind me familjarët dhe banditët rreth tij, është betejë për rrogat, pensionet e familjarëve dhe të punësuarve të të rinjve shqiptarë.

Ndaj dhe ditën e martë, ftoj çdo të ri dhe të re te Bashkia e Tiranës. Bashkia është e juaja, është e qytetarëve, nuk është e hajdutëve. Nuk është e kusarëve” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit