-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sildi Koqini: Dy ditë festë, kënga dhe vallja jehojnë çamërisht në Konispol

Kryesoret

Konispoli i Osman Takës, Konispoli i historisë e traditës, për dy ditë radhazi, më 17 e 18 maj, bëhet skena e madhe e folkut autentik shqiptar. ‘Sofra Konispolate’ për dy ditë do mbledhë rreth vetes grupe folklorike të cilët do të plotësojnë tablonë e madhe të larmishmërisë së këngëve e valleve shqiptare.

Festivali ofron një mundësi unike për të shfaqur trashëgiminë e pasur kulturore të Konispolit, veçanërisht përmes këngëve, valleve, artizanatit dhe traditave të kuzhinës tradicionale çame. Ky ekspozim ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për aspektet kulturore të krahinës. Vallja e kënga do të jehojnë çamërisht në Konispol, aty ku kultura e tradita e një krahine të pasur burojnë e jetojnë. Qëllimi i eventit është promovimi i trashëgimisë kulturore të Konispolit dhe kthimi i këtij të fundit në një pikë turistike potenciale për vizitorët e Sarandës, Ksamilit dhe zonave përreth.

Këngët që do të paraqiten në këtë festival janë vetëm një pjesë e arkivit të folklorit çam. Hojet e arkivit tonë folklorik janë të mbushura me qindra mijëra vargje, faqe proze e materiale gjuhësore, historike e etnografike, të ruajtura me fanatizëm nga breza të tërë. Kjo është një pasuri autentike, e shumëanshme për nga larmia tematike e gjinore, një thesar i rrallë i artit çam.

Sa hyn në gjeohapësirën e Konispolit shquhet menjëherë relievi origjinal, i larmishëm e i çuditshëm i kulturës çame, që mbahet gjallë nga njerëz të apasionuar. Edhe në këtë festival kultura çame do të ketë vulën e vet origjinale. Atje lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj. Por cilat janë disa nga veçoritë e kulturës çame në Konispol?

Së pari, kultura çame e Konispolit është pjesë e kulturës came dhe si e tillë ajo mbart dhe trashëgon tiparet dhe vlerat e kulturës shqiptare në tërësi.

Së dyti, kultura çame e Konispolit është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori të lashtë, bart shtresëzime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme. Atje lëviz dhe gjallon shpirti i Çamërisë dhe i popullsisë së saj.

Së treti, vallja dhe muzika çame karakterizohet nga një forcë shprehëse shumë e veçantë dhe ushqehet ende edhe sot nga një nostalgji e kudondodhur:

Ajo është e lidhur ngushtë jo vetëm me historinë e Çamërisë e të popullsisë së saj, por në origjinalitetin, vlerat dhe veçoritë e saj.

Bota çame, shpirti i patjetërsueshëm çam, ka vulën e vet në kulturën origjinale dhe befasuese të krijuar dhe trashëguar nga brezi në brez. “Trashëgimia jonë kulturore është unike dhe pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, thotë Kryetari i Bashkisë, Erges Dule. – Kushdo që dëshiron të udhëtojë nëpër hapësirat e pamata të folklorit të Çamërisë, duhet të shijojë patjetër këngët dhe vallet e Konispolit”.

Do të gabonim në qoftë se këtë kulturë do ta veçonim nga ajo e së tërës, pra shqiptare.

Në thelb, tërë struktura e poezisë çame është e pandashme me poezinë popullore në përgjithësi, kurse në vaçanti ajo ka marrëdhënie e pleksje me këngën labe.

Konispoli është një mozaik multikulturor. Historitë, trashëgimia kulturore dhe bukuritë natyrore, e banesat karekteristike çame prej guri të gdhendur, janë asetet kryesore të qytetit. Konispoli mbart një enciklopedi folklorike të plotë e të gjerë, me vlera të mëdha artistike, një trashëgimi e paçmuar popullore.

Gjatë gjithë ekzistencës populli i Konispolit ka ngritur malet e pasurive të veta shpirtërore, që sot janë një organizëm i gjallë që frymon…

Mendja të shkon menjëherë tek “Vallja dhe kënga e Osman Takës” …

Por nuk është vetëm vallja legjendare e Osman Takës dhe kënga që e shoqëron. Një tis i hollë i argjentë i mbulon këngët e dashurisë dhe të dasmave. Ato janë në një pllajë tërë diell ku ka kroje dhe lëndina.

Folklori i Konispolit dhe i gjithë Çamërisë është në bazë të folkloristikës sonë dhe duhet thënë se ka gjetur pasues shumë të zellshëm këtyre dekadave të fundit. Gjithshka jeton e konservuar në kujtesën e të moshuarve, edhe pse bën një firasje të pallogaritshme gjatë kalimit në brezin tjetër.

Vangjel Taho, një profesionist i apasionuar dhe i zellshëm i skenës dhe kulturës në Bashkinë Konispol, nuk i kursen kurrë endjet plot durim, vullnet e këmbëngulje në të gjitha fshatrat e Konispolit, ku janë mbartësit e folklorit, të këngës dhe valles çame.

Shpirti shqiptar i Konispolit, muza çame, duket se ka vënë në provë përjetësinë dhe madhështinë e vet.

Sildi KOQINI

Anëtare e Këshillit të Bashkisë, Konispol

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit