Zbritja forcë e tretë në zgjedhjet e fundit ka shkaktuar tërmet në Maqedoni. Sanja Lukarevska ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së LSDM-së, pas humbjes së thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 8 majit.
Veprimi i saj vjen pas dorëheqjes së dy nënkryetarëve të tjerë partiak, Fatmir Bytyqi dhe Pero Kostadinov, por edhe dorëheqja e kryetares së forumit të gruas së LSDM, Jovanka Trençevska.
Lukarevska theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve tregoi se ne kemi marrë mesazhin e qartë nga qytetarët, por edhe duhet hapur rrugë për konsolidimin e shpejt të LSDM-së.