-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt dështimit hetimi i koncesioneve në shëndetësi

Kryesoret

Nuk ka dritë në fund të tunelit se mund të prodhojë diçka konkrete komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi, pasi shumica socialiste e ka bllokuar.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi tha sot se qeveria po tenton të fshehë transparencën për 200 mln euro koncesione të firmosura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu.

Vokshi tha se socialistët po përjashtojnë opozitën, duke shmangur mbledhjet e komisionit për miratimin e rendit të ditës.

Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private. 

Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.

Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet të kushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit