Personi në foto është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën ditën e sotme teksa po punonte në një kantier ndërtimi në zonën e Kunes në Shëngjin.
Ai mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.
Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete, ndërsa personat që e transportuan në spital u larguan duke humbur gjurmët.
FOTO/ Këtu ra punëtori në Shëngjin, e lanë të vdekur në derë të spitalit