Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga gara e Eurovision 2024, pas një incidenti në prapaskenë.
Ai është dërguar në shtëpi pasi një denoncimi që u bë në policinë suedeze nga një anëtare e grupit të produksionit suedez të Festivalit.
Në një deklaratë, organizatorët e Eurovision thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdojë në garë” derisa të zhvillohet procesi ligjor.
Klein ishte ndër favoritët për të fituar me këngën e tij, Europapa, që ia kushtoi babait të tij që humbi jetën nga kanceri kur këngëtari ishte në moshën 12-vjeçare.
Fillimisht u sugjerua se Klein kishte patur mosmarrëveshjeje me delegacionin e Izraelit.