Pasditen e sotme Edi Rama niset drejt Greqisë. Nesër në orën 11:00 do të zhvillojë një takim në Athinë me shqiptarët. Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj shprehet se në takimin në Greqi, Rama ka vendosur autobusë falas nga krejt zonat e Greqisë drejt Athinës si dhe po merr me vete mbi 700 persona nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, mbi 100 persona nga Saranda dhe administratë nga krejt bashkitë e jugut.
“Pra, “Z”. Rama po shkon në Athinë të takoj ata që ai dhe paraardhësit e tij i larguan dhe vazhdojnë t’i largojnë nga atdheu. Në funksion të fotografisë që i duhet, pra një stadium plot që kudo të ndahet mesazhi se emigrantët e duan, ka marrë me vete këngëtarë si dhe po i jep vizitës doza patriotizmi. Pra, shqiptarë dilni se duhet nderuar atdheu se po vjen Kryeministri.
Në fakt ky nuk po shkon si Kryeministër, por si kryetar partie sepse shkon për vota e jo për hallet e tyre. Fakt tjetër është që në diasporë po del ky dhe po dalin të tjerët me detyrim pasi panë se sondazhet po i iknin pikiatë në radhët e emigrantëve. Kopjac!
Aq dëshpërimisht e do atë masivitet sa ka bërë 4 statuse në facebook, ka 2 muaj që kryetarët e bashkive 1 nga 1 i dërgon në Greqi t’i organizojnë komunitetet sipas zonave, ka vendosur konsullatën në Selanik dhe ambasadën në Athinë t’i kërkojnë databazat e antarëve krejt shoqatave në Greqi, ka vendosur autobusë falas nga krejt zonat e Greqisë drejt Athinës si dhe po merr me vete mbi 700 persona nga Drejtoria Arsimore e Vlorës, mbi 100 persona nga Saranda dhe administratë nga krejt bashkitë e jugut. Ishte parë e dëgjuar të sillnin emigrantë me autobuzë, por nuk qe menduar se mund të bëheshin mitingje në Athinë me autobusë nga Shqipëria. Tjetër nivel” shkruan ai.