Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot bashkisë e Korçës dhe Gjirokastrës që drejtohen nga socialistët se kanë mbushur autobusët drejt Greqisë për të mbushur stadiumin ku nesër Edi Rama do të mbajë takimin me emigrantët.
“Bashkia e Korçës dhe Gjirokastrës që janë më afër kanë mbushur autobusët duke i nisur drejt Greqisë për të duartrokitur kryeministrin nesër në Athinë” tha ai.
Meta pasi akuzoi Ramën se nuk mbajti fjalën për votën e diasporës premtoi se “Partia e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme 1/3 e kandidatëve në listë do ta ketë nga diaspora”.