-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një shqiptar kandidat për eurodeputet në PE, mbështetet nga ish-ministrja italiane

Kryesoret

Sot në Romë, Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian, ishte së bashku me mikeshën e tij Emma Bonino një kampione e kahershme e të drejtave të njeriut dhe barazisë në Evropë.

Në një deklaratë për media Bonino theksoi mbështetjen e saj të palëkundshme ndaj shqiptarëve sot edhe ashtu siç ka qenë në momentet më të vështira.

Ajo deklaroi, “Një Evropë e plotë është ajo që përfshin shqiptarët, dh shqiptarët duhët të kënë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian.”

Salihu në krahun e Emma Boninos, theksoi rëndësinë kritike të pjesëmarrjes shqiptare në zgjedhjet evropiane të ardhshme. Ai theksoi rëndësinë e zërit shqiptar brenda koalicionit Bashkimi i Shteteve të Evropës, duke thirrur për bashkëpunim dhe progres.

Muharrem Salihu është një sipërmarrës i dedikuar ndaj kauzave shqiptare.

Jeton në Itali prej mbi 30 vite dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia.

Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit