-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodër/ Sherri degradon në plagosje me armë zjarri, policia jep detajet

Kryesoret

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘Salo Halili’ në Shkodër.

Si pasojë i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar i identifikuar si Jaser Osmani.

Burimet bëjnë me dije se ai është qëlluar pranë banesës së tij, ku shkak është bërë një sherr i çastit ku i riu ka mbetur i plagosur në në kofshë me armë zjarri pistoletë.

24-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë për rastin ka reaguar dhe policia.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit