-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Rama shqiptarëve të vetmen rrugë u la emigrimin, sot u thotë ‘krenar për ju’!

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ironizoi takimin e kryeministrit me emigrantët në Athinë, duke theksuar se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert.

Bardhi tha se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë për shkak të vrasjes së shpresës, Edi Rama shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen pa dëshirën e tyre. Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerte, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, arsim më të mirë, rroga më të mira, spitale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, tha ai.

Gazment Bardhi, tha se të flasësh se si qeveris Edi Rama, është humbje kohe për faktin se këtë, më mirë se gjithkush, e dinë qytetarët të cilët vuajnë çdo ditë.

“Është koha që të kalojmë. Në veprime.Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të bëjmë realitet atë që Kukësi e nisi në vitin 2021 ta bajmë realitet largimin e Edi Ramës me fitoren e 2025’, u shpreh Bardhi.

Bardhi tha se rruga nuk është e lehtë, por shtoi se beson se sa herë demokratët janë bërë bashkë, fitorja ka qenë e sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit