Djali në foto është 20-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Tropojë, pasi drejtuesi i mjetit në të cili ishte pasagjer, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas mediave ai quhet Erimsjan Gjocaj, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S. është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë 20-vjeçari, tjetri transportohet te spitali i Traumës