-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mos harroni Shqipërinë’/ Meta intervistë për ‘Fox News’ paralajmëron Biden për Rusinë

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për median amerikane Fox News.

Meta duket se i ka çuar një mesazh presidentit të SHAB Joe Biden, ku i ka kërkuar që të mos lërë larg vëmendjes Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij Meta deklaroi se popujt e Ballkanit i duan Shtetet e Bashkuara sepse e shohin si simbol të demokracisë dhe SHBA sipas tij nuk duhet ta harrojë kurrë këtë.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë dhe sa i rëndësishëm është Ballkani për Evropën dhe se Shqipëria mund të jetë një partner afatgjatë për të ndihmuar përballimin e shumë sfidave globale”, tha Meta.

Pjesë nga artikulli i Fox News:

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka një mesazh të qartë për Presidentin Biden , “Mos harroni Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Në një intervistë ekskluzive me Fox News Digital, ish-presidenti tha se Ballkani “po vuan nga status quo” dhe se aktorë të jashtëm si Rusia janë përpjekur të pengojnë integrimin e rajonit në BE dhe anëtarësimin në NATO.
“Ata kërkojnë të krijojnë një vakum që duhet mbushur, për të minuar vlerat dhe themelet europiane”, tha Meta.

Kombi i vogël ballkanik, një nga më të varfërit e Evropës, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në synimet e politikës së jashtme të SHBA gjatë viteve.

Shqipëria, një vend marksist autoritar me marrëdhënie të jo të afërta me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë. Eshtë tani një nga vendet më pro-SHBA në Evropë dhe ka një komunitet të madh të diasporës në Shtetet e Bashkuara.

Por vëmendja që merr Shqipëria nga Presidenti Biden dhe politikëbërësit perëndimorë është pak për një vend që lufton të konsolidojë demokracinë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit