-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reali paradë në Madrid për titullin në La Liga, Perez fërkon duart për Championsin

Kryesoret

Real Madrid u shpall kampion i La Ligas për herë të 36-të në histori, duke lënë në vendin e dytë Barcelonën me 27 trofe. Këtë të dielë në kryeqytetin spanjoll ka pasur festë, me organizimin që ka nisur qysh në orën 10:00 të mëngjesit.

Lojtarët dhe drejtuesit, me një autobus të hapur kanë kaluar në rrugët e Madridit dhe kanë përshëndetur tifozët. Më pas, me mijëra prej mbështetësve të “Galaktikëve” janë mbledhur në shesh dhe kanë dëgjuar fjalimin e drejtuesve, futbollistëve dhe trajnerit Ancelotti.

Atmosfera në sheshin ‘Cibeles’ ishte e zjarrtë pasi ishin mbledhur mijëra tifozë, shumica veshur me të bardha.

“Ne jemi krenarë që çojmë emrin e Madridit në të gjithë botën. Legjenda dhe miti filluan këtu. Është La Liga numri 36, La Liga e kapërcimit të vështirësive. Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë dhe natën e kaluar ne përjetuam një tjetër natë magjike. Do të japim shpirtin për të fituar titullin e 15-të në Champions League”, tha presidenti Florentino Perez.

Kujtojmë se Los Blancos luajnë kundër Dortmund më 1 qershor në Londër për finalen e Ligës së Kampioneve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit