I pranishëm sot në Athinë do të jetë edhe Noizy i cili do të performojë në sallën ‘Christmas Theater’ në stadiumin ‘Galatsi’, ku do mbahet takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë.
Reperi shqiptar ka ndarë në rrjetet sociale një video ku bën thirrje që të mblidhen sa më shumë shqiptarë.
“Sa më shumë shqiptarë të mblidhen sot, aq më mirë për shqipet që jetojnë në Greqi. Duhet të tregojmë se jemi shumë dhe jemi punëtorë. Duam respektin dhe dinjitetin që meritojmë edhe pse jemi në tokë të huaj”, shkruan Noizy.
Noziy ka ndarë edhe një video nga avioni teksa shkon në Athinë. Performancë do të ketë edhe nga këngëtarja Era Rusi.