“Kryeministri shqiptar është i shqetësuar nga fakti që Greqia sillet në kushtet e shtetit ligjor”, tha djali i kryebashkiakut të burgosur Himarës, Fredi Beleri pas vizitës së Edi Ramës dje në Athinë.
Sipas Petro Belerit, “zgjedhja e datës konkrete besoj qartë se ka qenë sfidë, ka dashur të provokojë dhe të përgjigjet për kandidaturën e Belerit”, theksoi ai. “Nuk mund të konsiderohet rastësi që pikërisht në të njëjtën ditë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër ai donte të terrorizonte minoritetin etnik grek që jetonte në Shqipëri. Besoj se ai dëshiron të mbledhë rrethin e tij të ngushtë dhe të dërgojë një mesazh terrori për pjesën tjetër të grekëve që kanë mbetur pas”, tha Beleri.
“Nëse kemi sukses dhe ai (Fredi Beleri) zgjidhet, do të ketë një eurodeputet të zgjedhur që i përket Partisë Popullore Evropiane, i përket ND-së, në Greqi, ai është anëtar i minoritetit etnik grek, ai do t’i nxjerrë në pah këto problemet që ekzistojnë në Shqipëri, sado që dikush të përpiqet t’i fshehë”, theksoi ai.
“Atë (kryeministri shqiptar) e shqetëson që Greqia sillet në kushtet e shtetit ligjor, e shqetëson që Greqia po sillet institucionalisht, e shqetëson që Greqia sillet në mënyrë demokratike, e shqetëson që humbi zgjedhjet në Himarë, e shqetëson që babai im nuk u tërhoq gjatë gjithë kësaj kohe” tha Petro Beleri.