-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vdekje në 3 ditë, policia ‘ngrin’ kantieret në Shëngjin, nisin kontrollet

Kryesoret

Janë pezulluar punimet në kantiere në Shëngjin pas dy ngjarjeve të rënda, ku dy punëtorë ndërtimi humbën jetën brenda 3 ditëve.

Mësohet se policia e Lezhës ka kërkuar bashkëpunim për Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin vendor, për t’i dhënë fund paligjshmërisë.

“Ka një hetim të gjerë të Prokurorisë për të përcaktuar edhe përgjegjësitë, por edhe për të hetuar për kontrollet për mbrojtjen e sigurisë në punë. Për këto ngjarje duhet të ngrihet një grup punë për t’i dhënë fund kësaj situate, por edhe për të kryer kontrolle për të rritur sigurinë”, tha gazetari Gjergji Figuri.

Kujtojmë se një ditë më parë, humbi jetën në vendin e punës punëtori, Preng Gjoni. Gjithashtu një 28-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se ndërtimet në pallat, po kryheshin pa leje dhe se nuk ishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit