Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Baltëz të Fierit. Një efektiv i Shqiponjave është vrarë me armë zjarri pas një konflikti të çastit.
Viktima është identifikuar si Nevruz Canalia.
Nga informacionet bëhet me dije se polici, me origjinë nga Tropoja, nuk ka qenë në shërbim, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar me një automjet ngjyrë blu.
“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje” njofton policia.