Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takim me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi janë diskutuar çështje të aktualitetit politik, me theks të veçantë axhenda legjislative.
Sipas tij, kanë diskutuar edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, por edhe për mundësinë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.
Ka thënë se PDK-ja e ka përcaktuar kandidatin për kryeministër, porse për datën e zgjedhjeve duhet të diskutojnë me të gjitha partitë.
“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por janë çështje të muajve. Edhe unë jam i interesuar ta diskutojë me opozitën se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme.
Në përgjithësi janë pranvera dhe vjeshta më të përshtatshme për zgjedhje por nëse shkon mandati deri në fund do të mbahen në dimër. Por nuk dua që për këtë ta imponojë vullnetin tim.
Debatin le ta bëjmë në kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar për datën e zgjedhjeve. Darka ka zgjatur shumë, por nuk jemi parë kaherë dhe kishim shumë gjëra për të diskutuar. Duhet të diskutojmë më të gjitha subjektet politike dhe të shohim se cila është data që pajtohemi më së shumti pë zgjedhje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për shpërndarjen e Kuvendit duhet të jenë që të gjithë bashkë.