Është caktuar shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.
Skuadrat u ndanë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 do të jenë Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).
Ndërkohë që gjysmëfinalja e pare ka vënë përballë Egnatian kryesuese në Superiore me Vllazninë e vendit të tretë. Sfidë e cila do të luhet në 19 maj.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Partizani-Skënderbeu, dy klubet do të përballen në 17 maj për finalen e madhe.