I ftuar në emisionin ” 5 Pyetjet” gazetari Lavdrim Lita ka folur për takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë. Sipas tij fjalimi i Ramës nuk ishte serioz.
“Unë do merrem pak me fjalimin pasi tha nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, ne kemi shumë pretendime pronat e Çamërisë, bregdeti dhe ligji i luftës. Nuk mu duk shumë serioze kjo.
Gjithsesi të shkosh të bësh me miting me flamuj do të thotë që ta lejosh dhe në Shqipëri këtë gjë të bëhet nga grekët.
Mandatin e tij të parë ai kishte një ministri pastaj në agjenci dhe tani një fjalim.
Për diasporën ai shkoi me duar bosh dhe iku me duar bosh, ai nuk iu jep as votën janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë atëherë” u shpreh Lita