-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pas vizitës në Athinë: Marrëdhëniet me Greqinë kanë një ngërç

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënine me kryeministrin grek. Ai su shpreh se marrëdhëniet janë shumë të mira por marrëdhënien institucionale ka një ngërç.

“Raportet e mia me kryeministrin Mitsotakis janë shumë të mira. Në aspektin personal marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Për sa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç dhe dihet cili është ngërçi. Mënyra sesi politika greke e ka lexuar çështje Beleri, mënyra sesi e ka inflamuar në sytë e opinionit publik grek për konsum të brendshëm e bën të vetëdijshme atë që reflektohet në marrëdhënien mes dy qeverive. Por ajo që dua të them është që ne ndërkohë kemi pasur një nënshtresë në këto marrëdhënie, ku gjërat kanë funksionuar dhe kanë ecur normalisht”, tha Rama për emisionin “Opinion”.

Sa i përket takimit me emigrantët gjatë së dielës në Athinë, kreu i qeverisë pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye.

“Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se erdhëm për këtë takim. Dhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë. Të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për një vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme. Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat ecjejakesh, krijoi dhe një situatë që ky takim u bë qendra e vëmendjesh dhe natyrisht mund të ketë krijuar te autoritete ndjesinë për të marrë masa”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit