“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Aleksandër Vulin, zëvendëskryeministër në kabinetin e ri të qeverisë serbe të drejtuar nga Millosh Vuçeviç.
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë” tha ai.
Zëvendëskryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare.
“Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë.”
“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, ka thënë Vulin disa ditë më parë.