Preng Doda filloi të merrej me bujqësi në vitin 1985, kur Shqipëria ishte ende një shtet komunist, por vetëm dhjetë vjet më parë nisi të merrej me prodhimin e verës.
Tani 69 vjeç, Doda kultivon rrush në dy hektarë tokë në fshatin Tenë, pjesë e veriut malor të Shqipërisë. Ai ndërtoi një kantinë vere nga kursimet e tij dhe bleu ose huazoi pajisje të përdorura për të prodhuar verën.
Klima është më e ftohtë se në jug, por Doda është këmbëngulës dhe hardhitë japin fryte.
Ishte e njëjta këmbëngulje që e ndihmoi Dodën të siguronte fonde në vitin 2022 nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar kantinën dhe pajisjet e tij të prodhimit.
“Projektin e përgatita me disa specialistë”, tha ai. “Kriteret ishin shumë të vështira për t’u përmbushur.”
Si një vend kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria kualifikohet për dhjetëra milionë euro në vit grante nga Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit në Zhvillimin Rural të bllokut, IPARD.
Por ashtu si fqinjët e saj dhe kolegët kandidatë për anëtarësim, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria po përpiqet t’i shpenzojë grantet e ofruara brenda afatit kohor të përcaktuar nga BE-ja. Suksesi i Dodës është larg normës.
Në fakt, fermerët e vegjël shpesh hasin vështirësi me dokumentet dhe me gjetjen e kapitalit që duhet të grumbullojnë për t’u kualifikuar. Problem është edhe korrupsioni…(Lexo KETU shkrimin e plote).