Ish-kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi tha se kjo protestë po bëhet për të ardhmen, që çdo kush që vjedh buxhetin e shtetit, duhet të shkojë përpara drejtësisë.
I pranishëm në protestë, ai tha prokuroria ka 2 rrugë, ose të çojë Erion Veliajn përpara drejtësisë ose të pranojë se Altin Dumani, kreu i SPAK ka gënjyer, që në dosjen për inceneratorët e ka specifikuar se ideator i kësaj afere është pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Keni vetëm 2 rrugë ose Veliaj para drejtësisë për vjedhje për 132 mln euro që janë vjedhur në një incenerator që nuk ekziston, për 60 mln euro me aferën e dherave ose do të bjerë reforma në drejtësi, i bëj thirrje prokurorit që po heton dosjen e inceneratorit, Dritan Prençi…
Altin Dumani i ka përmendur 11 herë emrin e Veliajt në dosjen e inceneratorit, ka përmendur komunikimet dhe insistimet e Veliajt me Shkëlqim Canin dhe Arben Ahmetajt, dhe e kanë vënë theksin që ideatorit është Erion Veliaj, ose gjej kurajo dhe thuaj që ka gënjyer Dumani ose ço një hajdut si Veliaj para drejtësisë” tha ai.