Nga protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës foli dhe sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se ‘sot nuk është protesta e 7-të por janë të 7-tat e Erion Veliajt.
Blushi gjithashtu përmendi dhe një herë akuzat ndaj kreut të bashkisë, nga vjedhja e tenderave nga drejtorët si dhe miqtë e Veliajt me skemën ‘5D’, si dhe milionat e hedhura poshtë me inceneratorin e Tiranës.
Për të cilat Blushi u shpreh se janë arsyet kryesore përse qytetarët duhet të protestojnë.