Reforma zgjedhore po shkon drejt dështimit. Deputeti Oerd Bylykbashi që përfaqëson grupin e Sali Berishës në “Grupin e Dialogut” doli i pakënaqur nga mbledhja e sotme.
“Së pari mbledhje e sotme me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca. E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit.
Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive.
Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.
Janë edhe cështje të tjera, sic janë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëndë të procesit dhe nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve. Nuk është e vërtetë që PS është promotore e votës së Diasporës.
PD e ka pasur cështje dhe në vitin 2020 me inicitivë të PD është futur në kodin zgjedhor.
PS nuk është promotori, por është motori i prishur i kësaj të drejte” tha ai.