-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla pret homologun italian: Këtë sezon veror do mbështetemi nga policia italiane

Kryesoret

Policia shqiptare gjatë sezonit veror do të ketë ndihmë nga policia italiane duke garantuar mjete motorike lundruese të policisë italiane.

Kjo gjë është konfirmuar dhe nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili do të ketë një takim me homologun e tij italiane Mattero Piantedosi.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të shqiponjavenë Fier. Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol. Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit