-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ ‘I forti’ i Bulqizës shpallet në kërkim pasi shkrepi armën drejt makinës

Kryesoret

Pasditen e djeshme (13 maj) u raportuan të shtëna me armë në Bulqizë ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Nga autoritetet është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim Fadil Ternova, personi i cili qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar.

Tërnova është një persona i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar edhe në vitin 2020 për vepra të rënda panele.

Kush është Fadil Tërnova?

Ai konsideroheT si një prej të fortëve të Bulqizës, që prej vrasjes që ndodhi në vitin 2009, ku u përfshi edhe vetë Tërnova. Ky i fundit ka pasur një konflikt të vjetër me familjen Shehu, një prej djemve të së cilës njihej si një biznesmen i fuqishëm i kromit në zonë.

Kështu, në vitin 2009, Vëllezërit Shehu tentuan të vrisnin Fadil Ternovën, po nga kjo përleshje mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë Fadil Ternova. Ky i fundit në vitin 2017 ra pre e një atentati ku shpëtoi pa u prekur nga plumbat.

Ai e dinte se personi që e sulmoi me armë zjarri ishte djali i vogël i familjes Shehu dhe katër ditë pas atentatit i doli para atij dhe e kërcënoi. Më pas Ternova u shpall në kërkim, dhe nga arratia deklaroi se nuk dorëzohej, pasi nuk kishte besim te drejtësia shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit