Vazhdon arratia e Azgan Mernicës, 23-vjeçari i cili mesditën e djeshme në fshatin Baltëz vrau me armë zjarri efektivin shqiponjave Novruz Celina.
Një plumb në kokë solli vdekjen e menjëhershme të 28-vjeçarit, e gjitha pas një konflikti se kush do të kalonte rrugën i pari me makinë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë për atë që mund të jetë pista që i riu ka ndjekur për tu arratisur. Ndërsa deri më tani nga policia janë shoqëruar 12 persona, të afërm të autorit. Ata janë marrë në pyetje për të zbuluar vendndodhjen e tij, informacione të cilat shpërblehen me 30 mijë euro nga autoritetet.
Tashmë dihet se pas vrasjes Azgan Mernica është larguar menjëherë me makinën e tij, të cilën e ka braktisur tek shtëpia e të afërmve dhe më pas është larguar në këmbë nëpër ara.
Kërkimet e policisë gjatë natës janë përqendruar në disa fshatra, dyshimet janë se 23-vjeçari është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.
Me nënën në makinë vrau policin me plumb në kokë! Ende asnjë gjurmë e 23-vjeçarit