Një 63-vjeçare është vrarë në mënyrë makabër nga një grup hajdutësh në Greqi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Chalkidha, kur autori/ët hynë në banesën e të moshuarës e neutralizuan dhe e vranë duke e goditur pesë herë me thikë në fyt për t’i vjedhur 7 mijë euro.
E gjithë ngjarja u denoncua nga shoqja e saj e cila e gjeti të pajetë në banesë.
Mediat greke raportojnë se nuk është identifikuar ende autori apo autorët, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.