-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK dhe dy specialistët

Kryesoret

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq ish-drejtoreshën e ASHK Aida Demi, si dhe dy specialistët Ermen Stroka dhe Erald Lika, për ‘Shpërdorim detyre’. Kjo pasi lejuan legalizimin e një objekti 4-kate me dokumente të falsifikuara,

Prokuroria ka mbyllur sot hetimet duke proceduar penalisht ish-drejtoreshen e ASHK-SË Sarandë, Aida Demi, nën akuzë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Për të njëjtën vepër penale akuzohen edhe  dy ish-specialistet e ASHK Sarandë, Ermen Stroka dhe Erald Lika, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme kanë lejuar legalizimin e një objekti katër kate në favor të një shtetasi i cili ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa ndaj ish-drejtoreshes së ASHK Sarandë, për shkak të statusit të saj “nënë me fëmijë nën tre vjeç” është caktuar masa e sigurisë “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar edhe ndaj shtetasit G. H., si personi që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit dhe që dyshohet se ka përdorur dokumenta të falsifikuara.

Nga këto veprime të kundraligjshme të specialiteve dhe ish-drejtoreshes së ASHK Sarande, është tjetërsuar pasuria (Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sip ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sip 1056 m2 aktivitet social ekonomik).

Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të  njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit