Një ngjarje e ndodhur në Sarandë gjatë një vizite tek të afërmit ka përfunduar me vetëplagosjen e një 59-vjeçari.
Sipas policisë, I. K., 59 vjeç, dyshohet se është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në banesë dhe është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në lidhje me rastin, është proceduar penalisht edhe B. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka larguar armën e zjarrit nga vendngjarja pas incidentit.
Arma (pistoletë) është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/5pyetjet.al









