Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane janë përfshirë në një operacion.
Janë shpallur në kërkim M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Këta persona akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike dhe përfshirjen në organizata kriminale.
Ata akuzohen nga autoritetet në Itali.