-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I jepet lamtumira e fundit Novruz Cenaliajt! Homazhe tek teatri ‘Bylis’

Kryesoret

Përcillet sot për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja” 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit