-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku: Policia është zotuar për të vendosur para ligjit vrasësin e Novruzit

Kryesoret

Kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku mbajti fjalimin e tij teksa u përcoll sot në banesën e fundit.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe u zotua në emër të policisë se do të bëjë të pamundurën për kapjen e autorit.

“Mes dhimbjes së thellë i japim lamtumirë kolegut duke u zotuar se policia e shtetit do të luftojë me ashpërsinë, më të madhe ligjore. Kushdo që cënon punonjësin e policisë do të marr përgjigje ligjore. Policia e shtetit është zotuar për të vendosur para ligjit vrasësin e Novruzit. Ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të ketë në dorë vrasësin e Novruzit. Njëkohësisht si drejtor i policisë dua të garantoj familjen Cenalia se organizata jonë do të jetë krah tyre. Mungesa e njeriut të dashur dhemb shumë po ju lutem besoni tek policia e shtetit dhe ministria e brendshme se ajo nuk harron kurrë gjakun e derdhur. Në emër të policisë së shtetit dua të garantoj se sakrifica e Novruzit dhe e të gjithë të rënëve do të lartësohet. I paharruar kujtimi i Novruz Cenalisë’, ka qenë fjala e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.” u shpreh Rrumbullaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit