-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U gjet e vrarë në mes të rrugës, identifikohet shqiptarja në kërkim ish-burri

Kryesoret

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 40-vjeçare u gjet e therur mëngjesin e sotëm në mes të rrugës në Menidi të Greqisë.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Tronditëse në Greqi/ Shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit