Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Mandi të Greqisë, ku një 40-vjeçare shqiptare u gjet e vrarë me thikë në mes të rrugës.
Bëhet fjalë për Enkelejda Danaja, e cila ishte goditur për vdekje me thikë në bark, ndërsa dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit, Eduart Danaj, 50 vjeç, edhe ai nga Vlora, është shpallur në kërkim nga policia greke.
Mediat greke kanë publikuar foton e viktimës, ndërsa të tjera detaje janë publikuar në lidhje me raportin që ajo kishte me ish-bashkëshortin.
Ajo kishte denoncuar disa herë dhunën e ish-burrit. Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.