Sekretari për Diasporën në grupin e Sali Berishës, Indrit Hoxha ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama për turin në diasporë që sipas tij po u kushton xhepave të shqiptarëve 2 milionë Euro.
“Ftesë për Ramën, nëse ka seriozisht turin le të vijë me mua në kampin në Francë për të parë ku i ka dëbuar shqiptarët. Rama nuk mund të manipulojë shqiptarët, atë që ka bërë me shqiptarët kërkon ta bëjë me diasporën.
Takimi i Ramës në Greqi u bë me taksat e shqiptarëve. Shifrat kalojnë mbi 2 mln euro për të pesë takimet që Rama do të zhvillojë, por përveç vlerës ekonomike është edhe përdorimi i administratës” tha ai.