-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpelanca/ Shehu: Si mund të dënojmë gjenocidin në Bosnje dhe jo Kosovë?

Kryesoret

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama interpelancën me deputetin Tritan Shehu për të dhënë shpjegime mbi platformën politike të qeverisë shqiptare mbështetje të qeverisë së Kosovës dhe miratimin e një rezolutë për gjenocidin serb e ka zhvilluar ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali. Shehu tha se qëllimi i Serbisë ishte që të shfaroste shqiptarët, por sipas Edi Rama për të ruajtur raportet me Vucicin nuk e miraton rezolutën.

A ka pasur gjenocid në Kosovë, a e mbështetni ju rezolutën e Kuvendit të Kosovës? Të kërkohet që të dënohen si krimet e tjera. A jeni gati ju të asistoni Kosovën dhe me një rezolutë finale apo me heshtjen tuaj doni të varrosni të vërtetën?

Unë kam kërkuar që të bëjmë ne rezolutën tonë këtu në parlamentin tonë dhe të bëjmë një dokument, dosje shumë të gjerë dhe ta çojmë më pas Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Mos u fshini mas gishtit si struci kur fshiheni pas organizatave ndërkombëtare. Re të zeza ka sërish.

Unë kam qenë shumë i sinqertë dhe kam thënë jam dakord që ta shtyjmë edhe pak kohë e të presim të vijë Kryeministri dhe në fund të fundit, në një gjë të tillë mund të ishte Ministri i Jashtëm” theksoi Shehu.

Ministrja Spiropali e cilësoi fjalimin dhe kërkesën e Shehut si garë folk-nacionalizmi. “Është fakt dhe jo dëshirë dhe opinion, se Shqipëria është një faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm. E para se po dëshmon aftësi shtetformuse. Jemi në dakordësi me të gjithë partnerët tanë. Ku më shumë se në Kosovë dhe për Kosovën, jemi marrë me politikën e jashtme. Këto janë pasojat e një turbo-politike të tallavasë, që në disa raste është naive dhe në disa raste dashakeqëse.

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë. Së paku ne e refuzojmë gazën se kush i fryn më shumë fyellit të këtij lloji nacionalizmi. Edhe në Kosovë janë të mësuar me këtë lojë. Ka një detaj që më bën përshtypje. Tema e gjenocidit shfaqet në sallën e këtij parlamenti me simetri mbresëlënëse, të përfaqësuar nga zoti Shehu”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit