Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë-Kosovë.
Këto të shtëna kanë ardhur nga një makinë në lëvizje ku ka qëlluar drejt një makine të parkuar ku ndodheshin 2 persona.
Babë e bir kanë shpëtuar pa lëndime nga ky incident.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është arratisur me një makinë me targa “01” dhe tashmë është identifikuar nga Policia.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera.