-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në Fier, Balla: Të jepet një dënim ekzemplar

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga salla e Kuvendit tha se është e nevojshme që vendi të ketë një politikë të re penale dhe i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë objektivisht vrasjen e Policisë në Fier dhe të japi dënimin ekzemplar për autorin.

Balla u shpreh se nëse ka konflikte me policinë dhe qytetarin mund të zgjidhen në forma të tjera, në rrugë administrative.

Ai tha se ndëshkimi i drejtësisë për këdo që ngre dorë kundër punonjësit me uniformë, duke të jetë i ashpër, siç parashikohet në Kodin Penal.

“Nëse qytetari mendon se ka të drejtë ndërsa punonjës i Policisë e ka gabim, qytetari ka të gjithë të drejtën madje ka dhe të gjithë mekanizmat ta apelojë vendimin e Policisë në rrugë administrative, gjyqësore. Por çdo veprim kundërshtimi nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Thirrja e punonjësit të Policisë është thirrje për t’u zbatuar. Kush nuk është dakord me urdhrin apo vendimin e punonjësit të Policisë, të marrë avokatin.

Kuvendi e ka bërë detyrën e vetë, se ka miratuar aktet ligjore. Na duhet të vendosim një standard të ri sa i përket autoritetit të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Ne, Kuvendi dhe qeveria e bashkë me shoqërinë, nuk duhet të pranojmë kurrsesi dhe raste ku përfshihen edhe deputetët kur shkojnë të shtyhen të fyejnë, të kërcënojnë, të kanosin me dhunë dhe duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Është koha pra që të jepen shembuj konkret të zbatimit sipas germës dhe frymës së Kodit Penal duke vendosur një standard të ri, ndaj kujtdo që ngre dorë ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit. Kjo duhet të ndodhë kudo, e pa asnjë hezitim.

I bëj thirrje drejtësisë ta hetojë me paanshmëri, ngjarjen e fundit dhe të japë një dënim ekzemplar”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit