Kërkesa e Partisë Demokratike të Rithemelimit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të shqyrtohet sërish në 21 qershor.
Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese.
Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.