-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëqethëse! Adoleshenti i zhdukur në 1998, mbahej peng për 26 vite nga fqinji i tij

Kryesoret

Një histori rrëqethëse u zbulua në 24 orët e fundit në Algjeri. Një  person i cili u rrëmbye në moshën 19-vjeçare, në  vitin 1998 u mbajt për 26 vite në një bodrum, vetëm 300 metra larg shtëpisë së familjes së tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shkaku për gjetjen e Omar Bin Omranit, tashmë 45-vjeç ka qenë një informacion i vëllait të rrëmbyesit, i cili dyshohet se ka ngritur dyshime me një postim në rrjetet sociale pasi kishin probleme me një çështje trashëgimie.

Thuhet se pengëmarrësi e mbante Omran në një hapësirë të nëndheshme që nga momenti që e rrëmbyeu këtë të fundit teksa po shkonte në shkollë.

Menjëherë pas lirimit, ai u dërgua në spital për të kryer analiza, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar u arrestua dhe pritet të dalë në gjykatë.

61-vjeçari gjithashtu akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omranin në momentin e rrëmbimit, pasi ai shpesh vërtitej rreth shtëpisë së rrëmbyesit një muaj pasi 19-vjeçari u zhduk.

Sipas mediave pretendohet se autori ishte një nëpunës civil dhe jetonte vetëm në shtëpi, megjithëse shpesh shihej duke blerë furnizime që do të ushqenin dy persona.

Familja e Omran besonin se ai kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2013 thoshte se djali i saj ishte gjallë. Para pak vdekjes thuhet se ajo është shprehur se dëshira e saj e fundit ishte që të vazhdonin kërkimet për Omran: “Ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit