-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti, Rama: Duhet të sillemi si europianë, mos bllokojmë njëri tjetrin

Kryesoret

Sot në Mal të Zi po zhvillohet Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe hapat në vijim për zbatimin e tij. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij kërkoi që vendet e Ballkanit të sillen me stil europian dhe të mos bllokojnë njëri tjetrin në rrugën e integrimit.

Jemi gati për t’ja nisur. Na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për t’u integruar në tregun e përbashkët. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital europian. Synojmë të jemi gati në 2027.

Presim që KE të finalizojë udhërrëfyesin. Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare sa i përket sjelljeve dhe përsëri vazhdojmë të bllokojmë vetveten. Kjo nuk ka kuptim. Ne duhet t’i lëmë politikat dhe çështjet bilaterale jashtë kësaj gjendjeje.

Duhet ta lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe jashtë kësaj hapësire. Sepse sido që të jetë, nëse bëjmë gjithçka në stilin europian kjo do të paqtojë edhe atmosferën që të gjithë të merren me çështje dypalëshe” tha ai.

Liderët e Ballkanit dhe BE-së në Kotorr

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit