23-vjeçari Azgan Mërnica, vrasësi i policit Novruz Cenaliaj është vetdorzuar natën e mbrëmshme në policinë e Fierit.
Ishte vendimi i vetë familjarëve për të dorëzuar të riun në duart e drejtësisë, duke iu frikësuar një tragjedie edhe më të thellë.
Burimet bëjnë me dije se vendimi është marrë nga vet i ati i Azgan Mërnicës, Petrit Mërnica.
‘Axha foli me një shef nga Tirana, e pyeti a më garanton që Azgani do jetë mirë nëse e dorëzojmë me duart tona, a ma garanton jetën e djalit’ rrëfeu një nga familjarët e 23-vjeçairt për gazetarin e ‘5Pyetje’ Fabion Xhafa.
Vetdorëzimi i të riut që kreu krimin e rëndë u bë pak para mesnatës së djeshme, ndërsa në videon e siguruar shihet momenti kur ai ka mbërritur në komisariatin e Fierit, i shoqëruar nga forca të shumta policie.